Foto-ilustrim

Dënohen të akuzuarit për vjedhjen e motoçikletës në Mamushë

Gjykata e Prizrenit ka shpalluar aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve A.M., Gj.M. dhe B.E., të akuzuar për vjedhje të rëndë në bashkëkryerje.

Secili prej tyre është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 1 viti dhe dënim me gjobë në shumën prej 500 eurove.

Sipas njoftimit të Gjykatës, më 21 tetor 2019, në fshatin Mamushë, në shtëpinë e të dëmtuarit A.M., të akuzuarit A.M., Gj.M. dhe B.E., në bashkëveprim dhe me qëllim të përvetësimit të pasurisë së huaj për vete, të njëjtit duke shfrytëzuar momentin e përshtatshëm kur askush nuk i vëren, me anë të përdorimit të forcës i hapin dyert e kasollës së të dëmtuarit, nga ku të akuzuarit arrijnë t‘ia marrin motoçikletën të

dëmtuarit, e të cilën më pas e ngarkojnë në automjetin e të akuzuarit B.E., e më pas të akuzuarit zihen në flagrancë nga ana e Policisë.

Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Fatmir Krasniqi ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Të akuzuarit A.M., Gj.M. dhe B.E. në shqyrtimin fillestar e kanë pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohen.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.