Dënohen me gjobë, nëntë të akuzuarit për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Ismet Bushati, Baton Mullazenuni, Armend Shoshi, Valon Puka, Gentian Alija, Egzon Nimani, Mentor Kasapi, Bajrush Beka dhe Jeton Beqiri nëntë të akuzuarit për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, u dënuan me nga 6 muaj burgim nga gjykata e Gjakovës.

Pas propozimit të mbrojtësve të të akuzuarve, gjykatësi i rastit Drilon Haraçia dënimet me burgim i’u zëvendësojë me gjobë, duke i’u llogaritur edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak.

Ismet Bushati, u dënua me 6 muaj burgim, i cili dënim iu zëvendësua me gjobë në shumë prej 2 mijë e 540 euro, në të cilin dënim i është llogaritur edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak.

Baton Mullazenuni, u dënua me 6 muaj burgim, i cili dënim iu zëvendësua me gjobë në shumë prej 2 mijë e 540 euro, duke ia llogaritur edhe kohën e kaluar në arrest shtëpiak.

Valon Puka, me dënim me 6 muaj burgim, i zëvendësuar me gjobë në shumë prej 2 mijë e 540 euro, duke iu llogaritur edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak.

Armend Shoshi, 6 muaj burgim, i zëvendësua me gjobë në shumë prej 2 mijë e 540 euro, duke iu llogaritur edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak.

Egzon Nimani, më 6 muaj burgim , i zëvendësuar me gjobë në shumë prej 2 mijë e 500 euro.

Gentian Alija, më 6 muaj burgim, i zëvendësuar me gjobë në shumë prej 2 mijë e 500 euro.

Mentor Kasapri, me 6 muaj burgim, dënim ky i zëvendësua me gjobë në shumë prej 2 mijë e 500 euro.

Jeton Beqiri, 6 muaj burgim, i zëvendësuar me gjobë në shumë prej 2 mijë e 540 euro, duke iu llogaritur edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak.

Si dhe Bajrush Beka, me 6 muaj burgim, dënim ky i zëvendësuar me gjobë në shumë prej 2 mijë e 500 euro.

Të gjitha këto gjoba, duhet të paguhen në afat prej 30 ditësh.

Përveç kësaj, gjykata urdhëroi edhe konfiskimin e sendeve të sekuestruara gjatë kontrollit të tyre.

Gjatë ditës së martë, të gjithë kishin pranuar fajësinë.

Sipas, aktakuzës, i akuzuari Ismet Bushati po akuzohej se me datën 9 korrik 2019, në rrugën “Sylejman Hadum Aga”, rreth orës 20:30, në Gjakovë, në lokalin e tij “Effas Bar”, ka organizuar dhe zhvilluar veprimtarinë e lojërave të fatit apo bastore, duke u zënë kështu nga zyrtarët policor pas një kontrolle të tyre.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Baton Mullazanuni, po akuzohej nga Prokuroria për datën dhe orën e njëjtë, në lokalin e tij në “Qarshinë e Madhe”, është zënë duke ushtruar këtë veprimtari të kundërligjshme.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Valon Puka, në rrugën “Musa Zajmi” në Gjakovë, saktësisht në lokalin e tij “Nita”, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër ka organizuar dhe zhvilluar veprimtarinë e lojërave të fatit apo bastore, i akuzuari është zënë duke ushtruar veprimtarinë me lojëra të fatit në kundërshtim me Ligjin për Ndalimin e Lojërave të Fatit.

I akuzuari Armend Shoshi, po akuzohet se në rrugën “Nënë Tereza”, në lokalin e tij pa mbishkrim, është zënë duke ushtruar veprimtarinë me lojëra të fatit.

Tutje, i akuzuari Egzon Nimani, në rrugën “Wesley Clark” në Gjakovë, saktësisht në lokalin “Shisha Bar”, është zënë duke ushtruar veprimtarinë me lojëra të fatit në kundërshtim me Ligjin për Ndalimin e Lojërave të Fatit.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Gentian Alija, po akuzohet se në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, saktësisht në lokalin pa mbishkrim, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër ka organizuar dhe zhvilluar veprimtarinë e lojërave të fatit.

Aktakuza thotë se i akuzuari Mentor Kasapi, në natën e njëjtë në lokalin “Caffe Bar”, është zënë duke ushtruar veprimtarinë me lojëra të fatit në kundërshtim me Ligjin për Ndalimin e Lojërave të Fatit.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit Jeton Beqiraj dhe Bajrush Beka, po akuzohen në rrugën “Fehmi Agani”, në lokalin e tij “Caffe Haus”, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër të akuzuarit në bashkëveprim kanë organizuar dhe zhvilluar veprimtarinë e lojërave të fatit, ku pas një kontrolle nga ana e zyrtarëve policor, i akuzuari është zënë duke ushtruar këtë veprimtari, në kundërshtim me Ligjin për Ndalimin e Lojërave të Fatit.

Këto veprime, thuhet se janë kryer në kundërshtim me Ligjin për Ndalimin e Lojërave të Fatit.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast.

https://kallxo.com/lajm/gjakove-ende-ne-hetim-rasti-i-basteve-ilegale/

https://kallxo.com/shkurt/arrest-shtepiak-per-6-te-dyshuarit-per-bastoret-ne-gjakove/

https://kallxo.com/ligji/gjakove-6-te-dyshuarit-per-organizim-te-bixhozit-te-paligjshem-lirohen-nga-arresti-shtepiak/

https://kallxo.com/shkurt/prokurori-kerkon-arrest-shtepiak-ndaj-te-dyshuarve-per-bastet-ilegale-ne-gjakove/

https://kallxo.com/shkurt/operacionit-basti-ne-gjakove-nente-persona-nen-hetime/