Gjykata në Prizren

Dënohen me 1 vit burg dhe 500 euro gjobë të akuzuarit për vjedhje të rëndë

Gjykata e Prizrenit, ka shpallur fajtorë të akuzuarit E.Sh., dhe A.K., pasi që të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale, vjedhja e rëndë.

Të njëjtëve i është shqiptuar dënimi me gjobë prej 500 euro dhe dënimi me burg prej 1 viti.

Të akuzuarit në bashkëveprim në mes vete, më datë 8 korrik 2018, në kohë të pacaktuar në Prizren me qëllim të përfitimit, me forcë e hapin derën e një lokali, dhe përsëri në një lokal tjetër depërtojnë me forcë në hapësirat e brendshme nga ku marrin para dhe largohen në drejtim të panjohur.

Në shqyrtimin fillestar, dy të akuzuarit kishin pranuar fajësinë.