Dënimi me burg për gazetarin hulumtues në Mal të Zi kritikohet si proces 'Kafkesk'

Sindikatat dhë vëzhguesit ndërkombëtarë të mediave kanë parashikuar një vendim gjykate në Mal të Zi, duke dënuar gazetarin e shquar Jovo Martinoviq nën akuzen për trafikim droge, duke e quajtur atë një ditë të zezë për shtypin, shkruan Balkan Insight.

Mbrojtësit e lirisë së shtypit të enjten dënuan një vendim të gjykatës së lartë në Mal të Zi që dënoi gazetarin e njohur hulumtues Jovo Martinoviq me një vit burg për trafik droge.

Në një vendim të shkallës së dytë, gazetari i shquar u shapll fajtor për ndërmjetësim në trafikim të drogës. Ai u lirua nga akuza e krimit të organizuar.

Derisa Martinoviq tashmë ka kaluar 15 muaj prapa grilave në paraburgim nga viti 2015-2017, ai megjithatë nuk do të kthehet në burg.

Pasi u shpall vendimi, Martinoviq- i cili ka punuar si reporter për mediat e respektuara ndërkombëtare përfshirë The Economist, The Global Post dhe Financial Times si dhe BIRN, ai për BIRN tha se priste një dënim.

“Gjykata refuzoi të llogarisë gjithë evidenën që ishte në favorin tim gjatë gjithë procedurës, dhe më e rëndësishmja, refuzoi të pranojë se unë isha në një detyrë gazetarie atë ditë (ditën e arrestimit), që dëshmitari e ka konfirmuar”, tha Martinoviq.

Monitoruesi ndëkombëtar i mediave Reporterët pa kufij, RSF, tha se ishte ditë e zezë për lirinë e shtypit, duke shtuar se Martinoviq ishte dënuar pavarësisht mungesës së qartë të provave.

“RSF do vazhdojë të mbështesë gazetarin. Kjo ndjekje gjyqësore ‘kafkaeske’ që zgjati pesë vite po i vie fundi”, tha RSF.

Martinoviq ishte arrestuar në tetor të vitit 2015 bashkë me 17 të tjerë nga Mali i Zi në një operacion të përbashkët të kryer më policinë kroate. Ai ka kaluar 1 vit e gjysmë në mbajtje para se të lirohej në janar të vitit 2017 para gjyqit.

Në janar të vitit 2019, në një vendim të shkallës së parë, një gjykatë e burgosi atë për 18 muaj për trafik droge dhe anëtarësim në një organizatë kriminale. Por gjykata e apelit në tetor të atij viti rrëzoi vendimin. Si rezultat, u urdhërua një rigjykim.

Gazetari gjithmonë ka këmbëngulur se ai kishte bërë kontakte me trafikantë të drogës vetëm si pjesë e punës së tij të ligjshme të raportimit.