Dënimet e gjykatave për rastet e korrupsionit gjatë prillit të vitit 2022

Brenda muajit prill të këtij viti, gjykatat e Kosovës i kanë ndëshkuar 7 persona për vepra penale të korrupsionit.

Të dhënat për dënimet janë grumbulluar në një hulumtim të realizuar nga KALLXO.com gjatë këtij muaji.

Në Pejë është shqiptuar 1 dënim me burgim efektiv dhe gjobë, në Gjilan 1 dënim me burgim efektiv,  në Ferizaj 5 dënime me gjobë, e në Prizren, Mitrovicë, Gjakovë nuk ka asnjë dënim te shqiptuar, ndërkaq Gjykata e Prishtinës nuk ka ofruar të dhëna.

Veprat penale të korrupsionit ndëshkohen me Kodin Penal të Kosovës.

Në kapitullin e Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare renditen 17 vepra penale dhe dënimet për disa vepra mund të shkojnë deri në 12 vite burgim.

 

Ky raport është mbështetur nga projekti “Databaza për luftimin e narrativeve të dëmshme mbi gjyqësorin”.

Programi është përkrahur nga Fondacioni i Mijëvjeçarit në Kosovë (MFK) dhe Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC).

Të dhënat në raport nuk paraqesin qëndrimet e MFK dhe MCC por janë qëndrime të Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese.