Info-grafika: KALLXO.com

Dënimet e gjykatave për rastet e grabitjeve gjatë marsit të vitit 2022

Brenda muajit mars të këtij viti, gjykatat e Kosovës i kanë ndëshkuar 5 persona për veprën penale të grabitjes.

Të dhënat për dënimet janë grumbulluar në një hulumtim të realizuar nga KALLXO.com gjatë këtij muaji.

Në Pejë janë shqiptuar 3 dënime me burgim efektiv dhe gjobë, në Prizren janë shqiptuar 2 dënime me burgim efektiv dhe gjobë, në Ferizaj, Gjakovë, Gjilan dhe në Mitrovicë nuk ka asnjë dënim të shqiptuar, ndërkaq Gjykata e Prishtinës nuk ka ofruar të dhëna.

Grabitja është vepër penale e cila ndëshkohet me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas dispozitave ligjore, kushdo që kryen grabitje mund të dënohet me gjobë dhe me burgim deri në 15 vite.

  1. Kushdo që me përdorim të forcës apo kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër, e përvetëson pasurinë e luajtshme të personit të tillë me qëllim që t’i sjellë vetes apo personit tjetër dobi pasurore të kundërligjshme, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.
  2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni ka të bëjë me sendin e vjedhur me vlerë që tejkalon pesëmijë (5.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej pesë (5) deri dymbëdhjetë (12) vjet.
  3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga kryesi i cili vepron si anëtar i grupit ose i cili ka me vete armën apo mjetin e rrezikshëm, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej shtatë (7) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.
  4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga kryesi i cili vepron si anëtar i grupit të armatosur ose kur vepra penale rezulton me lëndim të rëndë trupor, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej shtatë (7) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet.
  5. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekje, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej së paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm.

Grabitja mund të dënohet edhe me burg të përjetshëm kur ajo rezulton me vdekje.

 

Ky raport është mbështetur nga projekti ‘Databaza për luftimin e narrativeve të dëmshme mbi gjyqësorin’.

Programi është përkrahur nga Fondacioni i Mijëvjeçarit në Kosovë (MFK) dhe Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC).

Të dhënat në raport nuk paraqesin qëndrimet e MFK dhe MCC por janë qëndrime të Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese.