Dënime me vdekje për sulm në Bangladesh në vitin 2016

Shtatë islamistë janë dënuar me vdekje për një sulm në një kafene në kryeqytetin e Bangladeshit në vitin 2016, në të cilin ishin vrarë 22 persona, prej të cilëve shumica të huaj, raporton BBC.

Sulmi në kafenenë Holey Artisan ne Dhaka ishte bërë nga një grup prej pesë burrash, të cilët i morën peng ata që po drekonin.

Tetë njerëz ishin në gjykim, të akuzuar për planifikim dhe pajisje të sulmuesve me armë, një prej tyre ishte liruar.

Rrethimi 12 orësh ishte sulmi terrorist më vdekjeprurës në Bangladesh. Pjesa më e madhe e viktimave ishin italianë dhe japonezë.

Sulmin e kishte marrë përsipër grupi i Shtetit Islamik, por Bangladeshi hodhi poshtë këtë, duke i mbajtur si përgjegjës një grup militantësh vendorë.

Që prej sulmit, autoritetet e Bangladeshit kanë udhëhequr një goditje brutale ndaj militantëve që shiheshin si forcë destabilizuese në vendin e dominuar me myslimanë.

Prokurori publik Golam Srwar Khan, duke folur pas dhënies së verdiktit tha se akuzat ndaj te akuzuarve “janë të vërtetuara pa asnjë dyshim”.

“Gjykata u dha atyre dënimin më të  lartë”, tha prokurori.

Shtatë të mbajturit ishin akuzuar për përkatësi të grupit jashtëligjor Jamaat-ul-Mujahideen Bangladesh (JMB).

Në mbrëmjen e 1 korrikut të vitit 2016, pesë të armatosur u futën në kafenenë Holey Artisan në distriktin e Dhakas.

Të armatosur me pushkë sulmi dhe maketë, të rinjtë hapën zjarr dhe morën peng personat që po drekonin.

Pas 12 orësh, komanda e ushtrisë u fut në ndërtesë dhe liroi 13 pengjet, duke lënë pas të vrarë pesë nga militantët.

Në këtë fatkeqësi ishin përfshirë nëntë italianë, shtatë japonezë një amerikan dhe një indian.

Ushtria e Bangladeshit tha se viktimat kanë qenë të sulmuara në formë “brutale” me armë të mprehta.

“Ishte një veprim jashtëzakonisht i rëndë”, tha kryeministri i Bagladeshit Sheikh Hasina, në një fjalim televiziv në atë kohë. “Çfarë lloj myslimanësh janë këta njerëz? Ata nuk kanë fe”.

Përgatiti: Ardita Zeqiri