Dënim për ushtaren kanadeze e cila u dha ëmbëlsirë me kanabis ushtarëve tjerë

Një ushtare kanadeze do të dënohet me pesë vjet burg në nëntor të këtij viti, raporton BBC.

Kjo pasi e njëjta ushqeu me ëmbëlsirë me kanabis tetë ushtarë tjerë gjatë një ushtrimi të armëve të zjarrit.

Ngjarja ndodhi në 2018, tre muaj para se të bëhej legalizimi i kanabisit në Kanada.

Tetë ushtarët përshkruan se si gjatë kohës që po trajnoheshin për armë, u ndjen të dehur dhe konfuz. Kjo pasi që ata kishin ngrënë ëmbëlsirat.

Chelsea Cogswell u shpall fajtore nga gjykatësja ushtarake Cmdr Sandra Sukstorf të mërkurën.

Ky rast ka ndodhur në Qendrën e Trajnimit Luftarak në CFB Gagetown në provincën e New Brunswick.

Sipas prokurorëve, Cogswell shpërndau ëmbëlsirat me kanabis të bëra në shtëpi, gjatë kohës kur ishte përgjegjëse për mensën.

Të njëjtët thanë se ajo shtoi më shumë rrezik në një situatë tashmë të rrezikshme.

Përpos që ushtarët rezultuan pozitiv pas testimit për kanabis, në vendin e ngjarjes u gjet edhe një mbështjellës i ëmbëlsirës që u përdor si dëshmi.

Cogswell kur ishte intervistuar nga gjykata kishte thënë se përdorimi i kanabisit ishte i përhapur edhe në mesin e trupave tjerë.

Përderisa, pranverën e kaluar, një zyrtar ushtarak konfirmoi se kjo ishte hera e parë që një ushtar kanadez u përball me gjykatën ushtarake për “gjoja administrimin e kanabisit te kolegët pa pëlqimin e tyre”.

Cogswell iu është bashkua Ushtrisë Kanadeze në 2011.

Përktheu: Shkodrane Dakaj