Dënim me burg për të akuzuarin për tentimvrasje në Graçanicë

Gjykata e Prishtinës e shpalli sot fajtor Ylli Ademin për tentim vrasjen në Kishnicë të Graçanicës.

Të akuzuarin Ademi, gjykata e dënoi me 1 vit e 6 muaj për tentim vrasje dhe dënim me gjobë prej 500 eurosh për armëmbajtje pa leje.

Gjithashtu gjykata si dënim plotësues shqiptoi edhe konfiskimin e thikës dhe sprejit “OC”.

Aktakuza thotë se më 21 gusht 2015, rreth orës 19:00 në fshatin Kishnicë të Komunës së Graçanicës, pas një fjalosje që kishte ndodhur mes të dëmtuarit Vehid Gashi dhe vëllait të tij Murid Gashi me të pandehurin, i pandehuri Yll Ademi me qëllim që ta vrasë Vehid Gashin e kishte goditur me thikë në gjoks dhe bark duke i shkaktuar plagë të rënda.

Tutje aktakuza thotë se i akuzuari Ademi ka përdorur edhe sprejin ‘OC’ ndaj viktimës dhe vëllait të tij.

Përfundoi gjykimi për tentim vrasje në fshatin Kishnicë të Graçanicës