Dënim me burg për sulm ndaj policit

Gjykata e Pejës e ka shpallur fajtor Fadil Shalën i cili akuzohet për sulm ndaj personit zyrtar-policit.

Aktakuza thotë se Fadil Shala se në vitin 2014 ka sulmuar policin Alen Avdiq, i cili ishte duke kryer detyrën zyrtare.

Ndaj tij është shqiptuar dënim me burgim prej 3 muajsh i cila me pëlqimin e tij mund të zëvendësohet me gjobë në shumë prej 900 eurove.

Paraprakisht i akuzuari e pranoi fajësinë për veprën për të cilën akuzohet.

Me pranim të fajësisë u pajtuan prokurorja e rastit, Suada Hamza, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Binak Cena  dhe gjyqtarja Violeta Husaj Rugova e aprovoi pranimin e fajësisë.

Sipas dosjes së prokurorisë Shala, pasi ndalohet nga njësiti patrullues nuk i bindet urdhrit për dorëzim të dokumentit të identifikimit, aty i akuzuari fillon të fotografojë policët në detyrë dhe sulmon policin Avdiq.

Aktakuza sqaron se i akuzuari tentoi të ikë, por me përdorimit të sprejit arrestohet nga Policia.