Foto: Ilustrim

Dëmton veturën e policisë me gurë

Janë arrestuar dy të dyshuar pasi që dyshohet se të njëjtit për motive ende të panjohura kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta një burrë në Pejë.

Viktimës i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore, ndërsa i dyshuari tjetër vëllai i viktimës duke hedhur gurë në drejtim të dyshuarve ka goditur-dëmtuar automjetin zyrtar të PK-së.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në urgjencën e spitalit, por me vendim të prokurorit, të njëjtit i është shqiptuar edhe masa e ndalimit për shkak të kryerjes së disa veprave penale më herët, dhe është nën mbikëqyrje policore.

Po ashtu, me vendim të prokurorit, të dyshuarit e arrestuar pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar.