Dëmton gomat e veturës së një personi, arrestohet

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person nën dyshimin se ia ka dëmtuar gomat e veturës një personi tjetër.

Rasti ka ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Prizrenit, rreth orës 23:45.

Krejt kjo ngjarje sipas policisë, ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje ndërmjet të përfshirëve në rast.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.