Dëmtohet shkolla në fshatin Drelaj të Rugovës

Shkolla e fshatit Drelaj në Rugovë është dëmtuar dje nga persona të dyshuar.

Sipas njoftimit, dje rreth orës 11:00, Policia ka hapur rast për asgjësim apo dëmtim të pronës në shkollën e fshatit Drelaj.

Sipas drejtorit të shkollës i cili ka raportuar rastin në Polici, persona të dyshuar, të panjohur, kanë dëmtuar derën hyrëse dhe disa dyer të klasave.

Nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar në lidhje me këtë rast.