Dëmtohet rrjeti i ujësjellësit, lagjja ‘Kalabria’ pa ujë deri nesër në mëngjes

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se si pasojë e disa punimeve nga një kompani private është dëmtuar rrjeti i ujësjellësit në lagjen “Kalabria” dhe si pasojë nuk do të ketë ujë sonte dhe nesër në mëngjes.

“Para pak çastesh, palë të treta, investitor privat “HIB” duke gropuar kanë dëmtuar edhe sistemin e rrjetit të ujësjellësit në lagjen “Kalabria” në Prishtinë. Uji është ndërprerë dhe do vazhdojë si i tillë deri nesër në mëngjes. Ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.