Dëmtohet prona e një zyrtari policor në Gjakovë

Një zyrtari policor në Gjakovë i është dëmtuar prona e tij në fshatin Neticë në Gjakovë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Xhurkaj ka thënë se ngjarja është raportuar në orët e mëngjesit dhe se ende nuk dihen motivet e ngjarjes.

“Patrulla policore i është përgjigjur rastit ku ankuesi ka raportuar se kishte vërejtur që dritaret e shtëpisë të cilën e kishte blerë më parë dhe ishte duke e rinovuar ishin të thyera”, ka thënë Xhurkaj.

Ai tutje ka treguar se sipas ankuesit nuk ka ndonjë person të dyshuar.

Sipas Xhurkajt, lidhur me rastin është njoftuar njësia e hetimeve dhe në konsultim me prokurorin kujdestar rasti është nën hetime.