Dëmtohet një gyp i ujit në Breg të Diellit, mbesin pa ujë dy lagje

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se gjatë natës së mbrëmshme është dëmtuar një gypi i ujit në lagjen “ Bregu i Diellit” në Prishtinë dhe për këtë arsye dy lagje do të mbesin pa ujë sot.

“Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU”Prishtina” janë në vendin e ngjarjes dhe me të gjitha kapacitetet për punë po merren me sanimin e defektit të atij gypi. Deri në sanimin e defektit pa ujë të pijshëm janë rruga” Hyzri Talla” dhe rruga “ Xheladin Rekaliu” në lagjen “ Bregu i Diellit ”. Sanimi pritet të përfundoj gjatë ditës së sotme”, ka bërë të ditur KRU “Prishtina” përmes një postimi në Facebook.