Foto: KRU Prishtina/Facebook

Dëmtohet një gyp, disa lagje të Prishtinës mbesin pa ujë

Për shkak të rrjedhjes së ujit në gypin e Badovcit, në rrugën “Shaqir Igrishta”, disa lagje të Prishtinës do të mbesin pa ujë.

Kompania e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes janë detyruar të intervenojnë për të sanuar atë dhe janë në vendin e ngjarjes.

Në njoftim thuhet se si shkak i këtij intervenimi, pa ujë të pijshëm mund të mbesin disa objekte të zonës Mati 1, rruga “Muharrem Fejza”, disa objekte të Tregtisë dhe zona jug, lindje dhe perëndim e lagjes “Bregu i Diellit” në Prishtinë

“Tash për tash ka furnizim me ujë, por përgjatë intervenimit mund të detyrohemi të ndërprejmë furnizimin me ujë për zonat e lartcekura. Deri në sanimin e defektit, kërkojmë mirëkuptim!”, ka njoftuar KRU “Prishtins”.