Uji

Dëmtohet një gyp, disa lagje të Prishtinës mbesin pa ujë

Në mëngjesin e sotëm banorët e disa lagjeve në Prishtinë janë përballur me mungesë të ujit të pijshëm.

Kjo ka ndodhur për shkak se ka shpërthyer një gyp afër Pallatit të Rinisë.

‘’Të nderuar konsumatorë, pas njoftimit që kemi marrë, rezulton që linja DN 300 mm AC ka shpërthyer afër Pallatit të Rinisë dhe si pasojë pa furnizim me ujë kanë mbetur lagjet si në vijim: Lagjja Pejton, Lakrishte, një pjesë e Dardanisë, rruga “Rexhep Luci”, rruga “Garibaldi”. Deri në sanimin e defektit, kërkojmë ndjesë dhe mirëkuptim’’ thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.