Ujësjellësi (Ilustrim). Foto: Kallxo.com

Dëmtohet gypi, një lagje e Prishtinës mbetet pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se banorët e lagjes Dardania në Prishtinë kanë mbetur pa ujë të pijshëm për shkak të një prishjeje.

“Sot, rreth orës 19:00 është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 100 mm në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë, kësaj radhe nga ndërmarrja Termokos”, thuhet në njoftim.

Tash për tash, sipas Ujësjellësit  lagjja ‘Dardania’ në tërësi është pa ujë të pijshëm.

“Ekipet tona janë në teren, në vendin e ngjarjes për të sanuar dëmtimin e tubit.

Sanimi pritet të bëhet sonte në orën 22:00. Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e lagjes” Dardania” në Prishtinë!”, thuhet në njoftim.