Ilustrim
Dëmtohet gypi, mbesin pa ujë disa lagje në Fushë Kosovë
23.7.2021 - 09:35
Kompania Regjionale e Ujësjellësit “KRU Prishtinë” ka njoftuar konsumatorët e Fushë Kosovës se nuk do të ketë ujë në disa lagje.
Sipas njoftimit, ujë nuk do të ketë në fshatin Bresje, Uglar, rruga ” Nënë Tereza” duke filluar nga Euromed ana e majtë deri te stacioni i trenit.
Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se kjo ka ndodhur për shkak të dëmtimit të linjës DN 200 mm AC në Fushë Kosovë
Dëmtimi është në mes të rrugës dhe në thellësi të madhe, ndërsa furnizimi me ujë rikthehet pas sanimit.