Dëmtohet gypi i ujësjellësit, ‘Bregu i Diellit’ mbetet pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, në afërsi të Ambulantës, është dëmtuar gypi i ujësjellësit me diametër fi 200 mm.

Sipas njoftimit, ky dëmtim ka ndodhur nga palë të treta, konkretisht nga kontraktorë të KEDS-it.

Tutje kompania njofton se pa furnizim me ujë të pijshëm nga ora 17 e 45 mbetet zona qendër e lagjes në fjalë.

“Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin e gypit. Se sa do zgjasë sanimi, varet nga natyra e dëmtimit”, thuhet në njoftim.