Dëmtohet asfalti pa i bërë një vit, komuna e Drenasit obligon operatorin ekonomik të riparoj dëmet

Rruga me gjatësi rreth 600 metra në fshatin Nekoc të Drenasit e shtruar para disa muajve, është dëmtuar.

Pas informacioneve të pranuara, Komuna e Drenasit ka njoftuar se kanë marr të gjitha masat për sanimin e dëmit.

“Para disa muajve, është asfaltuar rruga me gjatësi rreth 600 metra në fshatin Nekoc, rrugë kjo e cila për shkak të cilësisë së dobët të asfaltit është dëmtuar. Pas informacioneve të pranuara nga banorët e fshatit dhe nga anëtari i Kuvendit të Komunës, Hamit Kastrati, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci i ka marr të gjitha masat për sanimin e këtij dëmi. Ka urdhëruar kompaninë që t’i merr përsipër të gjitha shpenzimet, të sanoj në afatin sa me të shkurtër dëmet dhe të vendos asfaltin e ri, pas largimit të shtresës paraprake”, thuhet në komunikatën e publikuar në rrjetin social “Facebook”.

Në komunikatë thuhet se nga ekspertë të Drejtorisë së Infrastrukturës për të konstatuar se dëmi ka ardhur si rrjedhojë i cilësisë së dobët të asfaltit, e jo shkak të bazamentit të kësaj rruge.

Sipas tyre, menaxheret e kontratës nuk e kanë bërë pranimin teknik të punimeve.

“Pas raportimit të këtyre dëmeve, kryetari Lladrovci ka kërkuar nga ekspertë të Drejtorisë së Infrastrukturës për të konstatuar cilësinë e punimeve. Pas vlerësimit, është konstatuar se dëmi ka ardhur si rrjedhojë i cilësisë së dobët të asfaltit, e jo për shkak të bazamentit të kësaj rruge. Menaxheret e kontratës nuk e kanë bërë pranimin teknik të punimeve”, thuhet në njoftim.

Kryetari i Komunës, Lladrovci, ka siguruar banorët se asfalti do të jetë i përfunduar ashtu siç është nënshkruar kontrata.