Ilustrim - Policia në aksion

Dëmtohen varrezat e dëshmorëve në Podujevë

Një qytetar ka raportuar se diku para dy muajve nga persona të panjohur ishte dëmtuar pllaka përkujtimore e dëshmorëve dhe fshatarëve të cilët kishin rënë në luftën e fundit në Kosovë.

Rasti ka ndodhur në Podujevë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet.