Foto: KALLXO.com

Dëmtohen varrezat e dëshmorëve në Gjakovë

Varrezat e dëshmorëve të Luftës Nacional Çlirimtare në Gjakovë janë dëmtuar.

Sipas policisë, këto varreza janë dëmtuar nga persona të panjohur gjatë ditës së djeshme.

Për këtë rast, në njoftimin e policisë nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar, përderisa rasti në polici është hapur si dëmtim i varreve.