Dëmtohen shenjat e komunikacionit në Leposaviq

Në Komunën e Leposaviqit dyshohet se disa persona kanë dëmtuar katër shenja të komunikacionit.

Siç njofton Policia e Kosovës, rasti dyshohet se ka ndodhur më 11.02.2025.

Në Raport thuhet se gjatë patrullimit policët i kanë vërejtur personat e panjohur, duke i hequr shenjat e komunikacionit nga vendi.

Rasti është në procedurë hetimore.