Dëmtohen semaforët në afërsi të Konvikteve të Studentëve

Nga një aksident që ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, janë dëmtuar semaforët në afërsi të Konvikteve të Studentëve.

Sipas fotove të dërguar nga një qytetar në adresën e KALLXO.com, aty shihet se semafori është dëmtuar i tëri dhe se nuk është në vendin që ka qenë.

KALLXO.com ka dërguar pyetje në drejtim të Policisë për të marrë informacione shtesë për aksidentin dhe është duke pritur përgjigje.