FOTO: Komuna e Malishevës/ Facebook

Dëmtohen pyjet në Malishevë, Komuna kërkon ndihmën e Policisë

Komuna e Malishevës ka njoftuar se drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sylë Dukolli, takoi komandantin e stacionit policor në Malishevë, kapitenin Azem Krasniqin.

Sipas njoftimit, në këtë takim u bisedua për ofrimin e asistencës dhe bashkëpunimin për mbrojtjen e pyjeve në territorin e komunës së Malishevës, pasi konkluduan se pyjet janë dëmtuar jashtëzakonisht shumë.

“Në takim u bisedua për ofrimin e asistencës dhe bashkëpunimit dypalësh, për mbrojtjen e pyjeve në territorin e Komunës së Malishevës, pasi konkluduan se pyjet janë dëmtuar jashtëzakonisht shumë, prandaj edhe marrja e masave mbrojtëse  dhe zbatimit të ligjit është urgjente, si  institucione përgjegjëse, të gjithë ata që i dëmtojnë pyjet, do të sanksionohen  sipas ligjeve në fuqi” – thuhet në njoftimin e Komunës.

Po ashtu, përmes këtij njoftimi u është bërë thirrje qytetarëve për bashkëpunim dhe përkujdesje për pasuritë pyjore që ka komuna e Malishevës.