Dëmtohen prapë kabllot optike të Policisë së Kosovës në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje janë dëmtuar prapë disa kabllo optike në Zubin Potok.

Kjo është e disata herë që po dëmtohen kabllo optike në rajonin e Zubin Potokut, ndërsa deri më tash Policia e Kosovës ende nuk ka arritur të identifikojë personat e dyshuar.

Sipas Policisë, kabllot e dëmtuara dje janë nëntokësore dhe në largësi njëra nga tjetra rreth 150 metra.

Rasti është nën hetime.

Për tri ditë dëmtohet dy herë kablloja optike e Policisë së Kosovës në Zubin Potok