Dëmtohen dy mini-bibloteka në Prishtinë

 

Mini-bibloteka në Lagje të Spitalit ka mbetur pa asnjë libër, ndërsa ajo në Breg të Diellit është sulmuar me gurë gjatë ditës së sotme.

ETEA ka reaguar me anë të një postimi se do merren masa nga Policia edhe do vëzhgohen me kamera për të identifikuar personat e caktuar, dhe për të cilët do të nisin procedurat juridike.

“Minimiblotekat edhe nëse rrënohen  do të rindërtohen , derisa rrënuesit të bëhen lexues”, shkruan ETEA.

Rastet në Policinë e Kosovës janë cilësuar si vepra penale ‘dëmtim i pronës dhe vjedhje e rëndë’.

Këto minibibloteka janë inaguruar me 21 nëntor pas atyre në Dardani dhe Ulpianë.

Minibibloteka të reja priten të vendosen në Sheshin “Nënë Tereza” dhe “Adem Jashari”, lagjen “Qafa”, “Tokabashqe”, “Arbëria”, në Kampusin Universitar dhe Parkun e Komunës së Prishtinës.

“Sill një libër , merr një tjetër” ka qëllim rritjen e lexueshmërisë dhe pasurimin e kryeqytetit me libra.

Projekti “Mini-bibliotekat e lagjeve” u mundësua nga organizata ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës, në bashkëpunim me Librarinë “Dukagjini”, përkrahur nga Forumi për Iniciativa Qytetare me burim financiar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe Komuna e Prishtinës.