Dëmtohej shtrati i lumit Drini i Bardhë në Rahovec, policia sekuestron disa makineri

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas pranimit të informatës së është duke u dëmtuar shtrati i lumit Drini i Bardhë në Rahovec, ka sekuestruar disa makineri.

“Pas pranimit të informatave se si pasojë e nxjerrjes së rërës është duke u dëmtuar shtrati i lumit Drini i Bardhë, informatës i janë përgjigjur njësitë policore dhe inspektorët kompetent. Në koordinim me prokurorin kompetent, makineritë janë sekuestruar”, ka thënë Policia.

Tutje është thënë se makinerit do të mbesin të sekuestruara deri në një vendim tjetër dhe se rasti është nën hetime.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 09:00.