Dëmtimi i veturës së ekipit të KALLXO në Leposaviq, Prokuroria nis hetimet

Ekipi i KALLXO.com i përbërë nga Adelinë Ahmeti, gazetare dhe Afrim Ejupi, kameraman, ka paraqitur rastin e dëmtimit të veturës në komunën e Leposaviqit.

Persona të panjohur sot gjatë ditës dëmtuan veturën e ekipit të KALLXO.com dhe të RTV Dukagjini, derisa ato ishin të parkuara.

Policia e Kosovës ka hapur rastin dhe me urdhër të Prokurorisë ka nisur hetimet për dëmtim prone dhe nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit.

Ky nuk ishte rastri i vetëm i sulmit ndaj gazetarëve.

Dëmtohen veturat e ekipit të KALLXO.com dhe RTV Dukagjini – PAMJE

Një veturë e televizionit nga Shqipëria, Top-Channel u dëmtua ndërsa ekipi i portalit “Periskopi” u sulmua.

Situata në veri – Pamje