Dëmtimi i kabllos optike në Zubin Potok. Foto: Adelinë Ahmeti/KALLXO.com

Dëmtimi i kabllos optike në Zubin Potok, Policia po siguron vendin ku po punohet

Njësitet e Policisë së Kosovës janë duke siguruar vendin në të cilën po punohet për të siguruar sinjal pa ndërprerje në pjesën zonën e Zubin Potokut, pak kilometra larg pikës kufitare në Bërnjak.

Ditëve të fundit sërish ka pasur dëmtim të kabllos optike e cila është vendosur nga një kompani e kontraktuar nga Policia e Kosovës.

Kabllo optike është prerë, ndërsa KALLXO.com mëson se një pjesë e saj edhe është vjedhur.

Për të pasur sinjal të mirë e pa ndërprerje tashmë është duke u punuar për ta rregulluar këtë dëmtim.

KALLXO.com ka raportuar disa herë për prerjen e kabllos me fibër optik të Policisë së Kosovës.

Deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare nëse ndonjë person është arrestuar apo identifikuar për dëmtimin që po i bëhet kabllos optike të policisë tash e disa herë.