
foto: Ilustrim
Demolohet një lokal në Prishtinë, Policia po e heton rastin
28.3.2023 - 23:28
Një lokal në rrugën “Rexhep Luci” në kryeqytet është demoluar sonte rreth orës 21:30.
Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për KALLXO.com por pa dhënë detaje.
“Sot rreth orës 21:30, kemi pranuar informatën për demolimin e një lokali në rrugën “Rexhep Luci”, në Prishtinë. Menjëherë njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit kanë nisur një hetim për ndriçimin e plotë të kësaj ngjarjeje” – ka thënë Policia.
Organet e rendit nuk kanë cekur nëse kanë arrestuar ndonjë person.