
Demokratët mblidhen që ta kapitalizojnë kalimin nga Bideni te Harrisi
Demokratët do të mundohen gjatë javës që ta kapitalizojnë fuqinë politike në njërën prej manifestimeve më të mëdha në historinë politike në konventën që është rikonfiguruar me shpresë që ta lartësojnë Kamala Harrisin në një presidencë historike.
Konventa do të nisë me Joe Bidenin, i cili do të mbajë të hënën mbrëma një fjalim para një turme të madhe njerëzish pasi presidenti amerikan u pajtua që t’ia dorëzonte Harrisin stafetën e garës për drejtimin e Shtëpisë së Bardhë në garën me rivalin republikan, Donald Trump.
Bideni ishte përballur me kritika e thirrje të shumta prej bashkëpartiakëve pasi u detyrua që pas mandatit të parë të tërhiqej në korrik nga gara për një tjetër mandat. Dhe në analizën e televizionit amerikan, CNN, thuhet se Bideni ia pa sherrin moshës në prag të zgjedhjeve, megjithëse pati një karrierë të gjatë politike prej pesëdhjetë vjetësh në shërbim të publikut.
Bideni do t’u deklaronte muajin e kaluar amerikanëve kur kumtoi tërheqjen se “historia është në duart tuaja. Fuqia është në duart tuaja. Ideja e Amerikës është në duar tuaja”. Reagimi prej partisë ishte një kthesë e madhe e mbështetjes drejt Harrisit, 59 vjeç, derisa ajo shpreson se do ta ketë mbështetjen e demokratëve për të prekur majën e suksesit politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përgatiti: Rexhep Maloku- Kallxo.com