Demokraci Plus: Shërbimi i 'Arkitektit të Kryeqytetit' i kundërligjshëm
Demokaraci Plus (D+) sot me 30.07.2024 ka prezantuar gjetjet për shkeljet që pretendohet se janë bërë në kontratën në vlerë 12 milionë euro nga Komuna e Prishtinës për “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit”.
Në përbër jen e komisionit për vlerësimin e ofertave të tenderëve të Komunës së Prishtinës ka pasur shkelje të Rregullores për Prokurimin Publik, pasi që kanë angazhaur në komision anëtarë që nuk kanë qenë pjesë e Komunës dhe as në kuadër të eksperteve të jashtëm, u tha në konferencën e D +.
Sipas Ardit Dragushës nga D +, Kreshnik Ferizi ishte anëtar i paligjshëm në këtë komision, pasi që kontrata e tij me Komunën e Prishtinës kishte përfunduar më 31.12.2022, ndërsa më datën 29.05.2023 ka përfunduar raporti për vlerësimin e ofertave.
“Anëtari i Komisionit për vlerësimin e tenderëve, Kreshnik Ferizi, nuk ishte pjesë e Komunës së Prishtinës, duke qenë se kontrata e tij me Komunën e Prishtinës kishte përfunduar më datën 31.12.2022, konfirmuar nga Zyra e Burimeve Njerëzore në Komunën e Prishtinës. Komisioni i vlerësimit të tenderit për kontratën “Shërbimi i Arkitektit te Kryeqytetit”, përfundoi raportin dhe vlerësimin e ofertave më 25.05.2023, pesë muaj pas përfundimit të angazhimit të Kreshnik Ferizit në Komunën e Prishtinës”- deklaroi Ardit Dragusha nga Demokracia Plus.
Gjithashtu lidhur me anëtarin e komisionit Kreshik Ferizi sipas D + ekziston dyshimi i bazuar për konflikt interesi pasi që i njëjti ka qenë bashkëpunëtor në kompaninë fituese “Anarch Sh.P.K”.
”Përveç pjesëmarrjes së paligjshme në komisionin e vlerësimit të tenderit ekziston dyshimi i bazuar për konflikt interesi, duke qenë se grupi i operatorëve ekonomik “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit” (Ardi CC L.L.C: Anarch Sh.P.K) të cilët u shpallën fitues nga komisioni vlerësuese ku anëtar ishte Kreshnik Ferizi, ofertuan me dokumentacione, ku vetë Kreshnik Ferizi figuron si bashkëpunëtor i kompanisë “Anarch Sh.P.K.”- ka njoftuar Dragusha.
Nga Demokraci Plus thonë se zgjidhja e vetme në këtë rast është anulimi i kontratës dhe hetimi për personat, pasi që personi që e ka bërë vlerësimin e kësaj kontrate ka pas konflikt interesi dhe nuk ka pas të drejtë të marrë pjesë në komision vlerësues.
Në këtë komision anëtar i paligjshëm spas D + ishte edhe Bekim Mustafa, pasi që ai ka qenë me kontratë mbi vepër.
“Paligjshëm ka qenë edhe anëtari tjetër i komisionit Bekim Mustafa, i cili ka qenë me një kontratë për punë, pra autoritete kontraktuese në institucione publike nuk kanë të drejt të lidhin kontratë mbi vepër sepse këto janë të palejueshme. Institucionet publike nuk mundë të lidhin kontrata duke u bazuar në lligjin e punës, por në ligjin për zyrtarë publik”- ka thënë Dragusha nga Demokraci Plus.
Ndër të tjera thuhet së ky raport do t`i dërgohet prokurorisë pasi që në këtë rast ka konflikt të hapur të interesit dhe kërkohet që të hetohet nga prokurori.
Sipas një komunikate të Komunës së Prishtinës më 19.07.2024, menaxheri dhe mbikëqyrësit e kësaj kontrate kanë kërkuar të lirohen nga kjo përgjegjësi shtesë që kanë patur për shkak të mbingarkesës në punë.
Vlera e parashikuar e këtij tenderi, i cili është shpallur më 22.07.2022, kap vlerën 12 milionë euro. Tenderi është shpallur përmes procedurës së kufizuar. Ndërsa kohëzgjatja e kontratës do të jetë 36 muaj.
Për Kallxo.com, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, më herët ka thënë se një nga arsyet pse është shpallur tenderi për ‘Arkitektin e Kryeqytetit’, është për shkak se në komunë nuk ka pasur projekte të detajizuara.