Demokraci Plus sfidon kandidatët për kryeministër me Deklaratë 7 pikëshe

Organizata joqeveritare Demokraci Plus (D+), gjatë ditës së sotme të gjithë kandidatëve  për kryeministër i ka dërguar një deklaratë e cila përfshin 7 veprime si zotime për qeverisje të mirë gjatë mandatit të ardhshëm.

Tutje D+ ka kërkuar nga kandidatët që ta nënshkruajnë këtë deklaratë si dëshmi për përkushtimin për qeverisje të mirë.

“Kemi kërkuar nga ata që ta vënë nënshkrimin në Zotimet për Qeverisje të Mirë si dëshmi e përkushtimit të tyre për zbatimin e tyre nëse zgjedhen Kryeministër në qeverinë e re. U bëjmë thirrje edhe publikisht të gjithë kandidatëve që të zotohen për këto kërkesa minimale për qeverisje të mirë”, thuhet në njoftimin e D+ në facebook.

 

Zgjedhjet në Kosovë pritet të mbahen më 6 tetor, ndërsa në këto zgjedhje do të jenë 5 kandidatë kryesorë për kryeministër Kadri Veseli (PDK),  Vjosa Osmani (LDK), Albin Kurti (VV), Ramush Haradinaj (AAK-PSD) dhe Fatmir Limaj (NISMA-AKR-PD).