Demokraci Plus: Jostabiliteti politik në Kosovë la prapa zbatimin e agjendës së reformave evropiane

Organizata Joqeveritare “Demokraci Plus” ka organizuar panelin e diskutimit “Agjenda e Reformave Evropiane II: Një Perspektivë e re për Kosovën”?!

Paraprakisht, “Demokraci Plus” ka paraqitur analizën e shkurtër “Katër vjet, katër kryeministra nga Agjenda për Reforma Evropiane në Agjendën për Reforma Evropiane II: Ku qëndrojmë”?!

Sipas kësaj analize, në katër vite në Kosovë, një vit qeveria është drejtuar nga kryeministër në detyrë.

Gjetjet tregojnë se çdo reformë është kthyer në pikën zero me ndërrimin e qeverive, dhe se ky jostabilitet politik ka ndikuar shumë në agjendën evropiane.

Kurse, zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, deklaroi se pajtohet se agjenda evropiane ka pasur ngecje si pasojë e zhvillimeve politike në vend.

“Normalisht për shkak të zhvillimeve politike të cilat kanë ndodhur, ndërrimet e shpeshta të qeverive, nuk është që jemi të kënaqur edhe ne si qeveri e re për nivelin e zbatimit të atyre planifikemeve të cilat kanë qenë, por jemi të bindur që tashmë ka një energji tjetër, ka një dinamikë tjetër dhe ka një zotim të qveerisë që vërtetë këto hapa të ecin me një dinamikë tjetër”, tha ai.

Selmanaj tha se si qeveri nuk marrin shumë përgjgjësi politike pse nuk ka ndodhur zabtimi i ERA I.

“Ne jemi zotuar që të cojmë përpara zbatimin e marrëveshjes së MSA-së. Kemi rënë dakord edhe për fazën e dytë të agjendës së reformave ERA II. Kjo agjendë e re thekson prioritetin në vecanti në kontekstin e pandemisë COVID-19, focus të ri në sektorin e shëndetësisë. Kjo ka në fokus shtesë në reformat për planin ekonomik dhe investimet”, tha ai.

Selmanaj u zotua që në këto reforma do të kenë bashkëpunim të ngushtë me shoqërinë civile, duke pëmendur planin e veprimit të qeverisë.