Dëmet që i la pas stuhia e shiut në Dumnicë të Vushtrrisë - FOTO

Vërshimet e natës së mbrëmshme të shkaktuara nga reshjet e shiut kanë lënë pas pasoja të rënda për banorët e disa fshatrave në komunën e Vushtrrisë.

Fotografi të dërguara nga një qytetar, tregojnë për dëmet që i la pas stuhia e natës së mbrëmshëm në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë.

Në fotografi shihen dëmet që iu janë shkaktuar banorëve të Dumnicës në pronat e tyre, si shtëpi e objekte përcjellëse.

Për më shumë mund t`i shikoni fotografitë që janë dërguar nga një banorë i fshatit Dumnicë i komunës së Vushtrrisë.