Tërmeti në Bosnje dhe Hercegovina/ Foto: Klix.ba

Dëmet nga termeti në Mostar të Bosnje dhe Hercegovinës (FOTO)

Një pjesë e kulmit është shembur në një shtëpi në Mostar të Bosnje dhe Hercegovinës nga termeti që ndodhi sot në orët e vona, raporton Klix.ba.

Trafiku ishte bllokuar dhe zjarrëfikësit kishin dalë në rrugë.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, epiqendra e tërmetit ishte 20 kilometra në lindje të Stolacit dhe 45 kilometra në juglindje të Mostarit.

Dëme raportohet se janë regjistruar edhe në Stolac.

Dridhjet janë regjistruar në orën 23:07 minuta dhe janë ndjerë edhe në Kosovë dhe vendet e tjera të Ballkanit.

Foto: Klix.ba

Termet në Bosnje dhe Hercegovinë, ndihet edhe në Kosovë