Dëmet nga tërmeti, Bashkia Durrës miraton fondin prej 10 milionë lekësh
23.9.2019 - 21:58
Bashkia e Durrësit ka miratuar pasditen e kësaj të hëne fondin prej 10 milionë lekësh për të gjitha familjet e dëmtuara nga tërmeti i së shtunës.
Vendimi u mor në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ndërsa vetë këshilltarët dhuruan një pjesë nga pagat e tyre për familjet e dëmtuara.
Kësaj nisme i është bashkuar edhe Bashkia e Tiranës, e cila ofroi një fond 20 milionë lekë për Durrësin./21Media