Dëmet nga shiu, Qendra e Regjistrimit Civil në Istog e mbyllur që nga 6 gushti

Qendra e Regjistrimit Civil në Istog po qëndron e mbyllur që nga 6 gushti. Si pasojë e reshjeve të shiut objekti ka pësuar dëmtime serioze dhe është jashtë funksionit tash e tetë ditë.

Kjo i ka shkaktuar probleme qytetarëve që kanë ardhur nga diaspora por edhe vendasve të cilët ankohen se nuk po mund t’i kryejnë shërbimet që ju nevojiten  nga kjo qendër.

Ajo çfarë po ndodh është që qytetarët s’po mund t’i kryejnë obligimet, e sidomos këto kohe kur diaspora i ka ditët e limituara për rregullimin e dokumentacioneve te nevojshme.”  tha Lirim Selmanaj.

Qendra e Regjistrimit Civil në Istog ka bërë të ditur se për shkak të problemeve me rrymë shërbimet për aplikim dhe pajisje me dokumente personale si dhe shërbimet për regjistrim të automjeteve nuk mund të kryhen në qendrën për pajisje me dokumente dhe regjistrim të automjeteve në Istog.

“Njoftoheni se aplikimet për letërnjoftim, pasaportë dhe patent shofer mund t’i bëni në qendrat tjera me të afërta per ju si: Klinë, Pejë apo Skenderaj për shkak të problemeve me rrymë në qendër” thuhet në njoftimin e tyre .