Del nga vet izolimi për të shkuar te gruaja në QKUK

 

Një burrë ka dalë nga vet izolimi për t`i dërguar gruas së tij disa gjëra në QKUK, në Prishtinë.

Policia njofton se i njëjti kishte poseduar leje qarkullimi nga ATK-ja.

Pas kontrollimit të listës së personave që janë në vetizolim, ka rezultuar se ky person është pjesë e asaj liste.

Në njoftim të Policisë, thuhet se personi është kontaktuar nga ana e Policisë dhe është udhëzuar që të vetizolohet.

Ndaj tij, me urdhër të prokurorit është inicuar rast.