Del në shëtit i infektuar me COVID19, policia hap rast për të dyshuarin

Ndaj një personi nga Komuna e Gllogocit, është hapu rast në polici për mos respektim të masave të izolimit pasi ishte diagnostikuar me COVID-19.

Policia ka njoftuar se kishin marrë informacion se një person nuk po i përmbahej rekomandimeve të Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik për vetizolim.

I dyshuari mendohej se që nga data 30 prill të muajit të kaluar kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 ndërsa dje i njëjti po thyente rregullat e izolimit.

Në lidhje me rastin, Policia ka njoftuar prokurorinë e cila ka marrë vendim që rasti i të dyshuarit të dërgohet në procedurë të rregullt.