Deksametazoni është ilaçi i parë për mjekimin e COVID-19

Një ilaç i lirë dhe gjerësisht i disponueshëm i quajtur deksametazon mund të ndihmojë në shpëtimin e jetës së pacientëve që janë të infektuar me coronavirus, shkruan BBC.

Ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar, thonë se trajtimi me steroide me dozë të ulët është një përparim i madh në luftën kundër virusit vdekjeprurës.

Ai zvogëlon rrezikun e vdekjes për një të tretën të pacientëve me ventilatorë. Për ata që janë me oksigjen, ulë vdekjen për një  të pestën.

Kjo lloj droge është pjesë e provës më të madhe në botë që teston trajtimet ekzistuese për të parë nëse ajo ka gjithashtu efekt në shërimin e coronavirusit.

Studiuesit vlerësojnë se nëse ilaçi do të ishte në dispozicion në Mbretërinë e Bashkuar që nga fillimi i pandemisë së coronavirusit deri në pesë mijë  jetë mund të kishte shpëtuar. Për shkak se është i lirë, mund të jetë gjithashtu ndihmesë për  vendet më të varfra që luftojnë me një numër të lartë të pacientëve me COVID-19.

Shpëtuesi i jetës

Rreth 19 nga 20 pacientë me coronavirus shërohen pa u pranuar në spital. Nga ata që pranohen në spital, shumica gjithashtu shërohen, por disa mund të kenë nevojë për oksigjen ose ventilim mekanik. Këta janë pacientët me rrezik të lartë, të cilët duket se mund t’i ndihmojë deksametazoni.

Ilaçi është përdorur tashmë për të zvogëluar inflamacionin për shumë sëmundje tjera dhe se ndihmon në ndalimin e disa prej dëmtimeve që mund të ndodhin kur sistemi imunitar i trupit shkon në mbivendosje, ndërsa përpiqet të luftojë kundër coronavirusit.

Mbi reagimin e trupit quhet  stuhi e citokinës dhe e cila mund të jetë vdekjeprurëse.

Në provën  e udhëhequr nga një ekip nga Universiteti i Oksfordit, rreth 2 mijë pacientëve në spital iu dha dexamethasone dhe u krahasuaa gjendja  me më shumë se katër mijë që nuk morën ilaçin.

Për pacientët me ventilatorë, ai ul rrezikun e vdekjes nga 40% në 28%. Për pacientët që kanë nevojë për oksigjen, e  ul rrezikun e vdekjes nga 25% në 20%.

Hulumtuesi kryesor  Peter Horby tha: “Ky është ilaçi i vetëm deri më tani që ka ulë vdekshmërinë , dhe e zvogëlon atë në mënyrë të konsiderueshme. Është një përparim i madh,” tha ai.

Studiuesi  Martin Landray thotë se gjetjet sugjerojnë që për çdo tetë pacientë të trajtuar në ventilatorë, ju mund të kurseni një jetë. Për ata pacientë të trajtuar me oksigjen, ju kurseni një jetë për afro çdo 20-25 të trajtuar me ilaç.

“Ka një përfitim të qartë. Trajtimi është deri në 10 ditë deksametazonin dhe kushton rreth 5 paund për për pacient. Kështu që  kushton 35 paund për të shpëtuar një jetë. Ky është një ilaç është në dispozicion globalisht.”

Prof Landray tha, kur është koha e përshtatshme, pacientëve në spital tani duhet t’i jepen pa vonesë, por njerëzit nuk duhet të dalin jashtë dhe ta blejnë për të marrë në shtëpi.

Dexamethasone nuk ndihmon njerëzit me simptoma më të buta të coronavirusit  se  ata që nuk kanë nevojë për ndihmë me frymëmarrjen e tyre.

Prova ka filluar që nga muaji mars. Ai përfshinte ilaçin për malarinë hidroksiloklorinë i cili më pas ishte hedhur poshtë mes shqetësimeve se rrit fatkeqësitë dhe problemet e zemrës.

Një ilaç tjetër i quajtur remdesivir, një trajtim antiviral që shkurton kohën e rikuperimit për njerëzit me coronavirus, tashmë është duke u bërë në dispozicion në NHS.

Ilaçi i parë i provuar për të ulur vdekjen nga Covid-19 nuk është ndonjë ilaç i ri, i shtrenjtë, por një steroid i vjetër, i lire.

Reporteri për shëndetësi Fergus Walsh në një analizë ka thënë se deksametazoni është përdorur që nga fillimi i viteve 1960 për të trajtuar për mjekimin e shumë sëmundjeve, si artriti reumatoid dhe astma. Gjysma e të gjithë pacientëve me Covid-19 që kërkojnë një ventilator nuk mbijetojnë, kështu që prerja e këtij rreziku nga një e treta do të kishte një ndikim të madh.

Ilaçi jepet intravenozisht në kujdesin intensiv, dhe në formë tabletash për pacientët me sëmundje më pak serioze. Deri më tani, ilaçi i vetëm tjetër i vërtetuar për  pacientët  me Covid-19  është remdesiviri, një trajtim antiviral i cili është përdorur për sëmundjen Ebola.

Për këtë është thënë  që zvogëlon kohëzgjatjen e simptomave të coronavirusit nga 15 ditë në 11, por provat nuk ishin aq të forta sa të tregonin nëse ulë vdekshmërinë. Për dallim nga deksametazoni, remdesivir është një ilaç i ri me furnizime të kufizuara dhe një çmim nuk është shpallur ende.