Deklarohet rreth fajësisë ish-drejtori i Muzeut të Kosovës

Ish- drejtoi i Muzeut të Kosovës, Skender Boshtrakaj, cili po akuzohet për keqpërdorime të detyrën zyrtare, në seancën fillestarë është deklaruar i pa fajshëm.

Sipas aktakuzës, Boshtrakaj akuzohet se ka nënshkruar kontrata për furnizim, me ç’rast buxhetit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit i ka shkaktuar dëm në shumë totale prej 269,444.00 euro.

Në pyetjen e gjykatëses Alltëne Murseli se a ndien vetën fajtorë, i njëjti është përgjigje që ndihet i pa fajshëm.

“Plotësisht i pa fajshëm”, tha shkurt i akuzuari.

Meqenëse i akuzuari u deklarua i pafajshëm, gjykatësja Murseli, e njoftoi të akuzuarin dhe mbrojtësin e tij avokatin Vigan Rugova, qe brenda afatit prej 30 ditësh kanë të drejtë të parashtrojnë kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

Pas kësaj shqyrtimin i dytë është caktuar më datën 17 dhjetorë.

Sipas aktakuzës Skender Boshtrakaj, në cilësinë e personit zyrtar – drejtor i Muzeut të Kosovës, me dashje, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar, me qëllim që vetes apo tjetrit t’i sjell përfitim pasuror të kundërligjshëm, i ka tejkaluar kompetencat e tij, me qëllim të mundësimit të përfitimit të dobisë pasurore për kompaninë “TIKI”, SH.P.K, e cila gjendet në Prishtinë.

Në aktakuzë thuhet se duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik në Kosovës, ka anashkaluar të gjitha procedurat e prokurimit, ku me kompaninë e lartcekur ka lidhur kontrata për furnizim në shumë prej 208,894.00 euro.

Kurse me datën 2 shkurt 2018, ka nënshkruar kontratën për furnizim në shumë prej 39,706.00 euro dhe me datën 23 prill 2018, ka nënshkruar kontratën për furnizim në shumë prej 20,840.00 euro, me vlerë totale prej 269,444.00 euro, me ç’rast buxhetit të dëmtuarës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit i ka shkaktuar dëm në shumën e lartë cekur, thuhet në aktakuzë.