Logo; Ambasada e SHBA-së në Kosovë

Deklaratë e Administratës amerikane pas takimeve të Grenell në Prishtinë e Beograd

Pas vizitës së parë zyrtare të të dërguarit special të ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ambasada e Amerikës në Kosovë ka njoftuar rreth kësaj çështje.

Përmes një komunikate për media, përveç takimeve të tij me liderët e vendit, ambasada ka njoftuar edhe për takimet e tij me liderët e Serbisë që i ka zhvilluar sot.

“Në vizitën e tij të parë zyrtare Kosovës dhe Serbisë me 9-10 tetor, ambasadori Richard Grenell u takua në Prishtinë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, si dhe me udhëheqësit e partive politike, duke përfshirë Albin Kurtin, Isa Mustafën, Vjosa Osmanin, Kadri Veselin dhe Ramush Haradinajn, kurse në Beograd u takua me Presidentin a Serbisë, Aleksandar Vuçiqin dhe kryeministren Ana Bërnabiq”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se ambasadori Grenell i filloi të dy ditët duke u takuar së pari me udhëheqësit e komunitetit afarist.

Ndërkaq është theksuar se administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump fuqimisht beson që zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të punës për të rinjtë dhe rritja e mundësive tregtare luajnë rol kryesor në sigurimin e paqes së qëndrueshme.

“Qëllimi është për t’i bërë bashkë partnerët tanë në Serbi dhe Kosovë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse për pikat e konfliktit në rajon. Të dyja palët do të duhet të punojnë ngushtë dhe shpejtë duke shikuar nga e ardhmja”, përfundon komunikata.

Përfaqësuesi Special i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, dje ka qëndruar për vizitë në Kosovë. Ai u emërua në këtë pozitë me 4 tetor.

Thaçi tregon se çfarë bisedoi me emisarin e Trump për Kosovën

Kurti e Konjufca e takojnë emisarin e Trump-it për dialogun

 

Richard Grenell, i dërguar i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi

www.kallxo.com