Zafir Berisha, Koordinator Kombëtar për Siguri Kibernetike. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Deklarata e Zafir Berishës: Unë nuk e ruaj Facebook-un tim, të tjerët e ruajnë

Koordinatori i ri Nacional për Sigurinë Kibernetike, Zafir Berisha, në emisionin “Jeta në Kosovë” ka folur për detyrat e tij në këtë post.

Ai dha detaje edhe sa i përket hakimit të Facebook-ut të tij në ditën që u emërua në këtë post.

“Unë nuk e ruaj Facebook-un tim, por ata që janë të autorizuar e ruajëmë edhe timin edhe tëndin”, tha Berisha.

Sipas Berishës, detyra e tij është që të koordinojë gjërat dhe jo të merret me siguri.

“Unë jam për mi koordinu gjërat, tjerët janë për mi mbrojt. Unë nuk jam ushtarak me profesion, jam historian. Problemi është që unë kam udhëhequr 635 ushtarë në shumë beteja, jo si profesionist, por për vullnet të mirë, edhe tash unë kam kontakte me njerëz dhe i qoj kërkesat e tyre përpara”, shtoi ai.