Ambasadori Walker viziton varrezat në Reçak në vitin 2010. Foto: Komuna e Shtimes

Deklarata e William Walker për Masakrën e Reçakut - VIDEO

Kur forcat e NATO-s ndërhynë për të shpëtuar Kosovën nga krimet e popullatës civile nga Serbia, ish Shefi i Misionit të OSBE-së, William Walker vizitoi fshatin e Reçakut për të shikuar nga afër vrasjet makabre të bëra nga pjesëtarët e policisë serbe.

Pasi që përfundoi vizitën në Reçak, një hulumtim nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE ku shef i saj ishte Walker, tregoi se vrasjet në Reçak ishin masive ndaj civilëve shqiptarë e etnik.

“Nga ajo që pashë personalisht, nuk ngurroj ta përshkruaj ngjarjen si një masakër, padyshim një krim shumë kundër njerëzimit. Ishte një skenë shumë emocionale që po ndodhte atje”, kishte deklaruar William Walker.

Këto ditët e fundit, Masakra e Reçakut sërish u bë temë diskutimi në shoqëri e në media.

Kjo pasi që Presidenti Aleksandar Vuqiq, reagoi pasi që Gjykata në Prishtinë e ka dënuar me dy vjet burg ish-ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq.

Ai është gjetur fajtor për një deklaratë të dhënë vitin e kaluar me të cilën e quante trillim masakrën e Reçakut të 15 janarit 1999 ku forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë.

Trillim të William Walker e ka quajtur edhe Vuqiq, Masakrën e Reçakut.

Reçaku, fshati që e vizitoi vdekja dhe e harroi drejtësia

Avokati kosovar Tomë Gashi ka bërë të ditur për KALLXO.com se ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili e ka mohuar masakrën e Reçakut në kohën e luftës në Kosovë.

Në lidhje me këto deklarata të Vuqiq pati shumë reagime të cilat mund ti lexoni në këtë

LINK

.