Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi .rel

Deklarata e Thaçit pas intervistimit në Hagë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas intervistimit që ka zgjatur disa orë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar tha se ka dëgjuar shkëmbime dhe sqarime mes avokatit të tij dhe prokurorëve, si dhe interesimet e prokurorëve për UÇK-në.

“Unë sot kam dëgjuar shkëmbime e teknalitete të ndryshme në mes avokatit z. Prosper dhe prokurorëve, do të thotë çështje sqaruese teknike, e në të njëjtën kohë edhe ato fillestare të interesimit të prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Kështu që do të vazhdon nesër”, tha ai për t’u larguar menjëherë nga paraqitja para mediave.

Presidenti bëri të ditur se intervistimi do të vazhdojë edhe nesër.