Deklarata e parë zyrtare amerikane pas sulmeve të Iranit

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes konfirmoi se Irani ka lëshuar raketa ndaj forcave amerikane dhe aleate në Irak.

Pentagoni tha se janë lëshuar disa raketa gjatë këtij sulmi.

“Është e qartë se këto raketa janë lëshuar nga Irani dhe kanë shënjestruar së paku dy baza ushtarake në të cilat strehohen ushtarët amerikanë dhe personeli i koalicionit, në Al Assad dhe Irbil”, tha Jonathan Hoffman, asistente e Sekretarit të Mbrojtjes për çështje publike, në një deklaratë.

“Jemi duke punuar në vlerësimin fillestar të dëmeve”, shtoi ai.

Hoffman tha se këto baza kanë qenë në “alarm të lartë” për shkak të indikacioneve për planifikim të sulmeve nga regjimi i Iranit ndaj forcave amerikane.

“përderisa po vlersojmë situatën dhe përgjigjen tonë, do t’i ndërmarrim të gjitha masat për të mbrojtur personelin amerikan, partnerët dhe aleatët në rajon”, tha Pentagoni.

Rreth 10 raketa iraniane kanë goditur bazën ushtarake ‘Al Asad’ në Irak në të cilën strehohen ushtarët amerikanë, raporton CNN.

Ky sulm i Iranit mbi bazën ushtarake amerikane vjen pak ditë pasi forcat amerikane vranë gjeneralin e ushtrisë iraniane, Qassem Suleimani.

Televizioni shtetëror iranian e përshkroi këtë sulm si “hakmarrje e Teheranit” për vrasjen e gjeneralit Qassem Suleimani.

Sipas këtij televizioni, operacioni ka qenë i koduar me emrin “Dëshmori Suleimani”.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha: “Pressidenti është njoftuar dhe po e monitoron situatën nga afër dhe po konsultohet me ekipin e sigurisë nacionale”.

Reporteri i Sky Neës në Teheran, Mark Stone, tha: “Nuk kishte dyshim se përgjigja e Iranit do të vinte. Tani po presim përgjigne e SHBA-ve”.